Do fuste iPhone 5 në burg, zbulohet plani djallëzor i gardianit (FOTO LAJM)

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve kanë arestuar në flagrancë në gardian me detyrë në burgun e Fushë-Krujës pasi tentoi të fuste në qeli një celular.

Arrestimi i tij u krye për shkak se gjatë kontrollit të ushtruar para marrjes së shërbimit atij i është konstatuar se mbante të fshehur një send të dyshimtë në pjesën e poshtme të këpucës së djathtë, bënë me dije burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë.

Pas kontrollit të imtësishëm nga ana e punonjësve të sigurisë së IEVP-së Fushë-Krujë u konstatua se Beqiri kishte kamufluar një send të dyshimtë, i mbështjellë me qese plastike dhe izoluar me natriban, që më vonë rezultoi se brenda kishte një aparat telefoni Iphone 5, ngjyrë e zezë, pa kartë SIM.

Ndërsa në pjesën e poshtme të këpucës së majtë, poshtë shollës, u konstatua se kishte fshehur fishen e karikimit të këtij aparati telefonik.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi Bib Beqiri ka konsumuar elementet e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Shpërdorimi i detyrës” dhe konkretisht nenet 324/a dhe 248 të Kodit Penal.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet iu dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë.
Shtuar më 10/09/2018, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori