Djemtë nga Saranda sfidojnë me njeriun më të madh prej dëbore (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Këto ditë kanë qenë të acarta për vendin dhe dëbora ka rënë thuajse në të gjithë territorin, përfshirë edhe zonën bregdetare.

Madje, gjatë ditëve që kaluam dëborë ra edhe në Sarandë, një fenomen i rrallë ky për këtë qytet.

Nisur nga kjo, qytetarë të Sarandës kanë shijuar në maksimum flokët e dëborës duke bërë edhe njeri prej dëbore në pikën e saj më të lartë, në "Kalanë e Lëkurësit".

Në foton që ka ardhur në redaksinë e Albeu.com nga Kasim Cule, dy djem kanë sfiduar qtyetet e tjera të vendit ku trashësia e dëbores ka qënë më e madhe duke bërë një njeri prej dëborë gjigant.

Këta djem bën një njeri prej dëbore gjigant me pak dëborë, të shohim si do të reagojnë ata që jetojnë në vende ku trashësia e dëborës ka rritur më shumë se gjysmë metër./Albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017, ora 13:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Protestuesi i Zharrezes ka nje mesazh per te gjithe politikanet

Protestuesi i Zharrezes ka nje mesazh per te gjithe politikanet