"Dje shanin sot bëjnë like", kë thumbon Oriola Marashi (FOTO LAJM)

Nuk ka dyshime se Oriola Marashi është në vendet e para të listës së femrave më atraktive shqiptare. Modelja, e cila tashmë po ndërton edhe një karrierë ndërkombëtare, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto dhe video nga më të ndryshme.

Së fundmi, modelja ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory një shkrim paralajmërues që flet pikërisht për çështjen e pëlqimeve në foto dhe çfarë mund të fshihet vërtetë pas tyre.

Të gjithë e dimë se në Instagram ka shumë persona me llogari fallso dhe nuk mund ta dish se fytyrën e vërtetë të dikujt. Modelja kërkon të përcjellë mesazhin se jo çdo kush që pëlqen foton tënde, mendon mirë për ty.

"Shifeni mire kush ju ben like neper foto se ka shum mundesi t'ju kete shajt dje!!"- ka shkruar Oriola.

Por, nuk dihet akoma arsyeja e këtij postimi por mendojmë se modeles mund t'i ketë ndodhur kjo situatë.
Shtuar më 23/08/2019, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori