"Djalli shqiptar...", reagimet e grekëve ndaj veprimit prekës të Alket Rizait (FOTO LAJM)

Grekët kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj veprimit të të dënuarit shqiptar Alket Rizai, i cili mblodhi fonde për Evangelian e sëmurë me kancer me qëllim mundësimin e kurimit të 8-vjeçares në Angli, shkruan Albeu.com.

"Uau! Jemi të ngazëllyer. Një tip i dënuar për një seri vrasjesh mafioze, arratisje nga burgu, zhvatje, trafik droge...na qënka bërë një donator i dashur"., - shkruan një komentues.

Ndërkohë dikush tjetër u përgjigjet: Po ti çfarë bërë për të ndihmuar? [...] Për mua nuk quhet Alket Rizai, quhet thjesht një njëri, human".

"Nga sot, Alket Rizai do të quhet z.Alket Rizai".

Një tjetër komenton me ironi: "Sa djalë i mirë dhe i urtë! Ti harrojmë dënimin e përjetshëm, trafiqet e drogës, vrasjet...një godfather brenda dhe jashtë burgut. I mblodhi disa euro dhe tani le t'a lemë të lirë...".

"Pavarësisht nga e kaluara e djallit shqiptar, shpejtimi i tij për të ndihmuar duhet vlerësuar"., - shkruan një tjetër komentues në lajmin e postuar tek portali grek Neësbeast.gr.

Alket Rizai mblodhi fonde për vajzën e mitur në burgun ku është i dënuar duke telefonuar më pas gjyshin e saj për të gjetur një formë për nxjerrjen e parave jashtë burgut. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori