Sulmuesi i Tottenham, Son, shpjegon arsyen pse ai ndaloi së shënuari

Sulmuesi i Tottenhamit, Son Heung-min foli për thatësirën e tij në gola. Në sezonin aktual të Premierligës angleze, koreani nuk ka shënuar ende gola.

“Kam pasur raste të shkëlqyera, por topi duket se nuk dëshiron të shkojë në rrjetë. Ndonjëherë mërzitem shumë për këtë. Tifozët dhe skuadra më mbështesin. Më duhet vetëm të shënoj golin e parë, pastaj gjithçka do të shkojë mirë. Është e rëndësishme të fillohet”, transmeton portali Goal.com fjalët e sulmuesit.

Son ka bërë gjashtë paraqitje në Premier League këtë sezon, duke dhuruar një asistim.

Në sezonin e kaluar, sulmuesi shënoi 23 gola dhe bëri shtatë asistime në 35 ndeshje. /albeu.com/


Shtuar 10.09.2022 11:43