Djalin ia vranë për hakmarrje, babai i Marjos nuk shkon as në varrim (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e kaluar në Tiranë u vra shtetasi Marjo Majollari, 28-vjeç.

Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim autorin e këtij krimi të rëndë.

Marjo, u vra për motive hakmarrje pasi babai i tij, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm, në vitin 2000 vrau dy shtetas, Ilir Gjuzin dhe Armando Nelaj.

Pavarësisht se djali i tij, sot do të përcillet në banesën e fundit, babai i tij nuk ka bërë asnjë kërkesë për të marrë pjesë në varrim.

Autori i këtij krimi të rëndë është shtetasi Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, i cili është vëllai i Ilir Gjuzit.

28-vjeçari u ekzekutua mbrëmë me 4 plumba mbrëmë në zonën e Kinostudios.

Viktima është rritur me një familje të divorcuar që kur ai ishte vetëm 2-vjeç, ndërkohë ishte në dijeni të rrezikut që e priste. /albeu.com/

Shtuar më 11/04/2018, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori