Djalin e Pirro Çakos tentojnë ta grabisin 5 minuta larg shtëpisë (FOTO LAJM)

Djali i kantautorit Pirro Çako, Anthony është shumë i ndjekur në rrjete sociale.

Por ditën e sotme ai është sulmuar në mes të parkut nga dy grabitës që tentuan t’ i vjedhin telefonin.

“Për pak desh më grabitën dy djem të moshës sime, në mes të parkut, 5 minuta larg apartamentit.

Disa njerëz duhet të mbledhin veten në vend që të vjedhin iPhone-t e të tjerëve”, shkruan ai në një postim në Instastory ku publikon edhe një foto të vetes pas sulmit.

“Por hej, jam gjallë dhe kam iPhone-n me vete”, sqaron më tej ai në një postim të dytë. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 10:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori