Djali i familjes së pasur Kastrati, i jep sot fund beqarisë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Atmosfera e dasmave të bujshme duket se nuk ka fund. Resul Kastrati, djali i familjes Kastrati, e cila njihet si një nga familjet më të pasura në Shqipëri, do t’i japë fund beqarisë.

Ai do të lidhë kurorë me Fabjana Koxhajn, ish-nxënësen e ‘Petro Ninit’ mbrëmjen e sotme në një ceremoni të veçantë në kryeqytet. Dyshja janë njohur kur Fabjana e cila është 19 vjeç ishte gjimnaziste, një lidhje e cila ka qëndruar larg mediave, por jo larg rrjeteve sociale.

Ata të dy, kanë një llogari të përbashkët Instagrami ku postojnë foto nga pushimet, udhëtimet jashtë , raporton Tirana Post.

Fabjana është një fytyrë e njohur pasi ka marrë pjesë tek ‘Miss Shqipëria’ në vitin 2014 shkruan Ikon Style.

Ndërsa Resuli, tashmë është një prej trashëgimtarëve të një prej bizneseve më të mëdha në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2017, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori