Sot vendoset se kush do të fitojë Topin e Artë, ja ora kur starton eventi (VIDEO)

Sot, e hënë 29 nëntor në orën 19:30, do të startoj eventi dhe do të vendoset se cili lojtar do të fitojë Topin e Artë për sezonin 2021.

Eventi do të mbahet në Paris dhe ceremonia në Théâtre du Chatelet do të zbulojë fituesit e Topit të Artë meshkuj dhe femra, trofeun Kopa (lojtari më i mirë i ri U-21) dhe trofeun Yashin (portieri më i mirë).

Ky event do të ketë një audiencë të madhe ku shumë njerëz nga e gjithë bota po e presin të mësojnë se cili do të jetë fituesi. Messi dhe Lewandowski janë dy emrat më të përfolur për ta fituar këtë trofe. Votimi është mbyllur në datën 24 nëntor dhe sot do të shpaloset përpara të gjithëve emri i fituesit./h.ll/albeu.com


Shtuar 29.11.2021 10:14