Stuhia e fuqishme godet Amsterdamin, anulohem rreth 300 fluturime

Qindra fluturime janë anuluar në aeroportin Schiphol pasi një stuhi e fuqishme ka goditur brigjet holandeze.

Autoritetet u kërkuan njerëzve të qëndrojnë brenda pasi Instituti Kombëtar i Meteorologjisë lëshoi një paralajmërim të kuq për motin për një pjesë të madhe të vendit pasi stuhia Poly arriti në tokë herët të mërkurën me erëra deri në 146 kilometra në orë.

Erërat e forta, shiu i dendur dhe shikueshmëria e dobët çuan në anulimin e rreth 300 fluturimeve në aeroportin Schiphol, një nga qendrat më të ngarkuara të udhëtimit në Evropë.

Trafiku pritet të jetë i kufizuar deri në orën 15:00 me orën lokale.

Një grua në qytetin holandez të Haarlem-it vdiq të mërkurën pasi u godit nga një pemë që u rrëzua, njoftoi agjencia e lajmeve Nu.nl duke cituar policinë lokale.

Transmetuesi lokal AT5 tha se dy persona të tjerë u plagosën në Amsterdam pasi pemët ranë mbi makinat e tyre./albeu.com


Shtuar 5.07.2023 12:12