Djalë apo vajzë?! Noizy jep lajmin e papritur (FOTO LAJM)

Noizy është një prej reperëve më të dashur nga publiku shqiptar. Ai fitoi zemrat e të rinjve që në daljet e para në publik dhe ende e sot vazhdon të mirëpritet nga publiku.

Noizy është babai i një vajze Leandrës, por mesa duket familjes së tij të madhe po i shtohet edhe një ëngjëll tjetër.

Lajmin e bukur e ka bërë publik vetë reperi i cili shrkuan se së shpejti do të bëhet dajë. Një foto ku tregohet një tortë me dilemën "Vajzë apo djalë" dhe mbishkrimi është ai i duhuri : Dajë për herë të dytë, shoqëruar me emoji me sy me zemra.

Noizy ka treguar se është tejet familjar edhe i dashur me fëmijët. Ai i ka kushtuar një këngë vajzës së tij, "Noku vogël" e cila këndohet dhe dëgjohet ende dhe sot.

Shtuar më 12/07/2019, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori