Vizitoi Ukrainën, Rama u shoqërua nga RENEA hap pas hapi, arsyeja përse munguan në pallatin presidencial (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar një ditë më parë drejt Ukrainës, ndërsa ditën e sotme janë takuar me presidentin ukrainas Volodymir Zelenksyn, i cili i ka pritur në pallatin presidencial.

Ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë udhëtim është se kryeministri Rama ka qenë i shoqëruar në masa të rrepta sigurie, pasi këtë herë nuk ishte nën mbrojtjen e gardës, por nga forcat speciale RENEA.

Ndërkohë siç shihet edhe në video, në pallatin presidencial të Zelenskyt, të pranishme janë vetëm forcat e sigurisë së presidentit ukrainas.

Sipas protokollit presidencial të çdo vendi europian, forcat e sigurisë që shoqërojnë palën mike nuk lejohet të hyjnë brenda rezidencave, kjo ndodh edhe në kohë paqeje dhe jo vetëm në periudhë lufte.

Në këtë takim kryeministri Rama shoqërohet edhe nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.


Shtuar 15.06.2022 16:49