Trupat ukrainase stërviten në Poloni për të përdorur tanket Leopard 2

Në Poloninë jugperëndimore, trupat ukrainase kanë filluar stërvitjen me tanket Leopard 2.

Ushtarët ukrainas po trajnohen nga instruktorë polakë, norvegjezë dhe kanadezë në një bazë ushtarake në Swietoszow.

Presidenti polak Andrzej Duda ndoqi një demonstratë dhe më vonë tha: “Ne tashmë po zbatojmë jo vetëm grumbullimin e këtyre tankeve për Ukrainën, por edhe ciklin e trajnimit në mënyrë që ushtarët ukrainas të jenë të përgatitur dhe të aftë të lëvizin për të kundërshtuar sulmin rus”.

Tanket moderne janë bërë nga Gjermania dhe, pas një niveli lëkundjeje, Berlini ka dhënë miratimin që ato të dërgohen në Ukrainë për të ndihmuar forcat e saj të luftojnë një ofensivë të përtërirë ruse. /albeu.com


Shtuar 14.02.2023 13:22