Ditëlindja e bujshme e Armina Mevlanit, blogerja zbulon dhuratën më speciale (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë, bloggerja e njohur Armina Mevlani festoi ditëlindjen e saj të organizuar në kopshtin e shtëpisë ku ishte përpjekur të sillte stilin bohemian.

Së fundmi me anë të një fotoje në ‘Instastory’, Armina ka zbuluar dhuratën e preferuar që ka marrë këtë vit.

“Dhurata ime e mrekullueshme e ditëlindjes”, ka shkruar Mevlani krah fotos së një karrigeje, e cila me siguri i ka habitur ndjekësit e saj.

Me siguri nëse shumë do të preferonin lule apo aksesorë të ndryshëm, kjo dhuratë për Arminën ka provuar dhe njëherë shijen e hollë që ka në çdo gjë.

Shtuar më 10/06/2020, ora 21:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori