Ditë e veçantë për Rozana Radin, ndërron "prefiksin" me pozitivitet (FOTO LAJM)

Sot këngëtarja Rozana Radi feston 40-vjetorin e lindjes dhe për të kujtuar këtë ditë, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me bikini më tërheqëse se kurrë. Bukuroshja e ekranit i ka habitur të gjithë me këtë foto pasi fiziku i saj është për t’u admiruar pavarësisht peshës së viteve. Krahas postimit në fjalë ajo ka shkruar: “Sa jam lodhur për t’i bërë këto 40 vite. Të jesh 40 vjeç është ‘cool”.

Me këtë foto, këngëtarja ka lënë të kuptohet se është shumë e lumtur për gjithçka po përjeton dhe ndërrimin e ‘prefiksit’ që shumicën e femrave e shqetëson e ka pritur plot pozitivitet siç vetëm ajo di të bëjë.
Shtuar më 06/07/2019, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori