“Unë as nuk mund të filloj të shpjegoj ndjenjat e mia tani”, fjalët emocionuese të CR7: Ferguson, kjo është për ty

Cristiano Ronaldo u kthye tek Manchester United pas 12 vitesh. Portugezi firmosi kontratë dy vjeçare me “Djajtë e kuq” me të drejtë rinovimi për një vit tjetër.

Pas firmës në kontratë, Ronaldo ka reaguar në rrjetet sociale sa i përket kthimit te United duke ia dedikuar atë, Sir Alex Ferguson.

Fjalët e CR7 në këtë postim janë vertetë emocionuese.

“Të gjithë ata që më njohin, e dinë për dashurinë time të pafund për Manchester United. Vitet që kalova në këtë klub ishin absolutisht të mahnitshme dhe rruga që kemi bërë së bashku është shkruar me shkronja të arta në historinë e këtij institucioni të madh dhe mahnitës. Unë as nuk mund të filloj të shpjegoj ndjenjat e mia tani, pasi kthimin tim në Old Trafford e kanë kuptuar në të gjithë botën.

Kampionati i parë vendas, Kupa ime e parë, thirrja ime e parë në ekipin kombëtar Portugez, liga ime e parë e Kampionëve, Këpuca ime e parë e Artë dhe Topi i Artë i parë, të gjitha kanë lindur nga kjo lidhje e veçantë mes meje dhe Djajve të Kuq. Historia është shkruar në të kaluarën dhe historia do të shkruhet edhe një herë! Ju keni fjalën time! Unë jam këtu, jam kthyer ku më takon. Sir Alex Ferguson, kjo është për ty”, shkruan Ronaldo.


Shtuar 31.08.2021 15:51