Dita e parë si nuse, çfarë bën Jonida Vokshi 24 orë pas dasmës (FOTO LAJM)

Më datën 14 të këtij muaji, moderatorja Jonida Vokshi kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me partnerin Besnik Krapi.

Ceremonia u mbajt në një resort luksoz buzë detit dhe të shumtë ishin personazhet VIP të pranishëm në dasmë.

Shumë prej tyre ndanë në rrjete sociale momente nga festa e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe u kthye në kryefjalën e mediave.

Ditën e parë si e martuar, Jonida e ka kaluar në praninë e mikeshave të saj, me të cilat ka bërë një “mini-festë” pas dasmës.

Ishte Olta Gixhari ajo qe ndau në Instagram një moment mes vajzave, duke shfaqur në video Jonidën.

Ato ngrenë dolli duke trokitur gotat me verë, ndërsa moderatorja shfaqet e buzëqeshur në sfond.

Kujtojmë se tashmë që janë kurorëzuar, Jonida do të shpërngulet për të jetuar me Besnikun në Kosovë.

Shtuar më 16/09/2019, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori