Dembele do të largohet nga Barcelona, nuk ishte i kënaqur me ofertën e fundit të klubit

Ousmane Dembele po largohet nga Barcelona.

Lojtari dhe klubi katalanas nuk u kënaqën me një tjetër propozim për të lidhur një marrëveshje të re.

Sipas gazetarit të Cadena SER, Santi Ovalle, burime pranë francezit 25-vjeçar sigurojnë se nëse oferta e fundit e katalanasve është të njëjtat kushte që klubi ka shprehur tashmë, Ousmane nuk do ta zgjasë kontratën, e cila llogaritet deri më 30 qershor.

Vetë Dembele është i hapur për një ofertë të re dhe siguron se çështja ende nuk është zgjidhur, por Barcelona nuk do të bëjë ofertë të re.

Sipas gazetarit të As, Xavi ka tre javë që planifikon përgatitjet për sezonin pa një anësor.

Dembele bëri 32 paraqitje për Barçën sezonin e kaluar, duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë 13 asistime. /albeu.com/


Shtuar 13.06.2022 16:26