Zgjedhja e presidentit të ri, Berisha: Socialistët kanë nisur blerjen e deputetëve, por do të dështojnë me turp

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke qenë se nuk iu dha fjala në Kuvend për të replikuar kryeministrin Edi Rama, doli duke folur para gazetarëve.

Në prononcimin për media, ai u pyet për nisjen e procesit për zgjedhjen e presidentit nga shumica socialiste, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën.

“Kanë nisur punën për të blerë deputetë, do të dështojnë me turp. Po nuk njohën grupin dhe vazhduan praktikën e blerjes do të dështojnë me turp të madh” tha Berisha./albeu.com


Shtuar 31.03.2022 12:20