Disa herë fitues i çmimit Oscar, vdes aktori i njohur
Pëlqej
Aktori i njohur Martin Landau, i cili ka qenë disa herë fitues i çmimeve Oscar, vdiq në moshën 89 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë mbrëmë familja e tij, të cilët kanë treguar se ka vdekur pas një lufte të shkurtër nga një sëmundje.

Landau ishte yll i Hollywoodit i cili fitoi çmimin e madh “Academy Award” në vitin 1994 në filmin Ed Wood.

Vetëm pak kohë më parë, aktori e kishte festuar edhe ditëlindjen e tij të fundit, ndërsa la pas vajzat e tij Susise Landau Finch, Juliet Landau dhe mbesa Aria Isabel Landau Finch 8 vjeçare, gjithashtu ish-gruan Barbara Bain me të cilën janë divorcuar në vitin 1993 pas më shumë se tre dekada martesë.

Karriera e Landau kishte filluar në vitin 1950 me paraqitjet e tij të hershme duke përfshirë edhe rolin e tij tek filmi i famshëm Alfred Hitchcock.

Landau njihet edhe si personazh tek filmi Pinokio i vitit 1996. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori