Diplomatë, politikanë e artistë ishin aty, po Basha pse mungoi në 15 vjetorin e LSI-së? (FOTO LAJM)

Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme ka zhvilluar një ceremoni zyrtare me rastin e 15 vjetorit të themelimit të saj.

ceremoni kanë marrë pjesë janë politikanë, diplomatë dhe përfaqësues të shumtë të artit dhe mediave.

Ajo që ka rënë në sy ishte mungesa e aleatit të opozitës, kreut të PD, Lulzim Basha dhe të kreut të PS-së, Edi Rama.

Ndërkohë që socialistët në këtë ceremoni janë përfaqësuar nga Gramoz Ruçi, njëherësh kryetari i Parlamentit. Ndërsa, PD në këtë ceremoni u përfaqësua nga nënkryetari, Edmond Spaho dhe ish-deputetët, Albana Vokshi dhe Klevis Balliu.

Nga aleatet e opozitës ka rënë në sy prania e Fatmir Mediut, kreut të PR dhe Nard Ndokës së PDK-së.

Nga ana tjetër, aktivitetit të organizuar nga LSI iu bashkuan, ambasadori i Kosovës, Sylë Ukshini, ambasadori i Japonisë, Makoto Ito, ambasadorja e Francës, Christina Vasak, ambasadori i Kinës, Zhou Ding, ambasadori i Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim. Po ashtu të pranishëm ishin dhe përfaqësues dhe nga Ambasada Hungareze, Algjeriane, Izraeli, Bullgaria.

Ndërkohë që nuk munguan, Nunci Apostolik, Charles John Broën, Shefi i Seksionit Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e USA, Alex MacFarlane.
Shtuar më 07/09/2019, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori