Dikur velina të Fiks-Fare, bukuroshet rrëfejnë jetën luksoze në Los Angeles (FOTO LAJM)

Ish-velinat e programit "Fiks Fare", Anisa Mukaj dhe Briseida Mehmeti ishin të ftuara në "Ftesë në 5" me Bieta Sulon, për të folur rreth miqësisë së tyre 6 vjeçare.

Pas eksperiencës në programin investigativ, të dyja vajzat nisën karrierën si modele duke nënëshkruar kontrata të rëndësishme jashtë vendit, punë që forcuan edhe më tepër miqësinë mes tyre..

Gjatë sfidës së djeshme në “Ftesë në 5”, Anisa zbuloi se kontrata e radhës do t’i zhvendosë në Los Angeles, atje ku janë pranuar sërish të dyja nga një kompani e njohur.

Të ngacmuara nga Bieta se si do e ruanin marrëdhënien nëse do duhej të jetonin e punonin në shtete të ndryshme, Briseida theksoi se do e merrnin gjithnjë njëra-tjetrën me vete.


Shtuar më 21/11/2019, ora 13:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori