Dikur një hangar i shkatërruar avionësh, sot një mrekulli (FOTO LAJM)

Dikur janë përdorur në Luftën e Dytë Botërore si hangarë avionësh, me skelet të dobët, që mund të ndërtohej brenda 4 orësh.

Por një prej tyre sot është shndërruar në një shtëpi të mrekullueshme.

Ndodhet në Essex në Angli dhe sot është një shtëpi me standarde ekologjike.

Me pesë dhoma gjumi dhe pamje mahnitëse ka një hapësirë prej 4 mijë metrash katror, me tualete me dritë natyrale përmes dritareve gjigante. Kjo shtëpi shitet për 1.4 milionë paund. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2019, ora 20:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori