Dikur mike, Beatrix Ramosaj tregon sherrin me Encën (FOTO LAJM)

Enca dhe Beatrix Ramosaj dikur ishin shoqe të ngushta por sot ato nuk flasin më me njëra tjetrën.

Trixa para disa kohësh madje postoi një foto të bërë më ohotoshop, ku ironizonte Encën. Por Enca nuk e la pa një përgjigje asokohe, ku i përmendi numrin e madh të koncerteve që ajo realizonte.

Në këtë intervistë Beatrixa ka treguar se nuk ka asgjë personale me Encën, dhe se nuk e ka kuptuar ndonjëherë mëllefin që sipas saj Enca ka ndaj saj.

“Unë jam gjithmonë e mira, nuk e di çfarë kanë njerëzit me mua. Unë kam nxjerrë diçka për qejn tim, kujt i ka djegur e mbajtur,” tregon Trixa referuar fotos ku deformonte trupin me photoshop.

“Ajo mund të përmendë koncertet, por mua nuk më bën asgjë. Unë jam shumë e re, tani kam filluar karrierën dhe ndoshta i bëj hapat më të sigurt dhe mendoj më afatgjatë.

Më vjen keq që u transmetua e gjitha kështu, sepse njerëzit e mi të afërt ose njerëzit që i konsideroj si shokë e miq, i vlerësoj dhe do t’i kem gjithmonë në rrethin tim.

Në momentin që dikush nuk është i duhuri për mua, veten nxjerrin. I urrej njerëzit që duan të duken. Nuk kam asgjë personale me Encën. Nuk e kuptova dot kurrë mëllefin e saj”,-është shprehur Trixa. /albeu.com/

Shtuar më 15/06/2017, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori