Dikur kishin të njëjtin menaxher, Kida flet për marëdhënien me Mozzik (FOTO LAJM)

Një vit më parë bëri bujë të madhe nëpër mediat sociale sherri që ndodhi mes dy vëllezërve Mozzik dhe Getinjo me ish-menaxherin e tyre Met Elshani.

Në fillim ky sherr nisi virtualisht pasi dy djemtë kishin prishur kontratën dhe Met Elshani e çoi çështjen deri në gjykatë i cili ju bllokoi për një periudhë edhe këngët e tyre në Youtube.

Pas kësaj, të gjithë anëtarët e tjerë të cilët ishin në këtë label i hoqën nga rrjetet sociale Mozzik dhe Getinjo e cila kjo gjë ngriti dyshimet se marrëdhëniet e tyre ishin keq.

Së fundmi, këngëtarja Kida ka qenë e ftuar në një emision, e cila tregoi se u largua nga labeli “On Records” pasi i mbaroi kontrata, po ashtu tregoi se raporti i saj me kolegun është shumë mirë dhe se nuk do i thoshte jo një bashkëpunimi të dytë me Mozzik.

“Asnjëherë s’kam pas problem direkt dhe normalisht mund të bëhet një bashkëpunim. Të gjithë i kam shokë dhe kolegë të mirë”- është shprehur Kida.
Shtuar më 02/08/2019, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori