Dikur këndonte "Qingji i vogël", shikoni si duket këngëtari sot (FOTO LAJM)

Pëllum Hajdari, gjithmonë do të njihet falë këngës për fëmijë "Qingji i vogël". Tani ai është 16 vjeç dhe vijon mësimet në shkollën e mesme.

Përveç të kënduarit ai arrinte të aktronte gjatë xhirimeve të videoklipeve të këngëve të tij, dhe shumë e thërrisnin një "sherr i pashoq"

Por vetë Pëllumbi e ka mohuar këtë në një intervistë për rtv21.tv. "Jo nuk kam qenë sherr, por kam imituar sherrin", ka thënë ai duke shtuar se talentin e tij për muzikë e ka zbuluar babai.

Pëllumbi ka treguar se edhe sot kur e takojnë të vegjëlit e njohin. "Nganjëherë habitem edhe unë se si fëmijet ende më njohin edhe pse mendojë se kam ndryshuar", ka treguar ai.

Pothuajse çdo artisti në mendje i mbetet paraqitja e tij e parë ngjajshëm edhe Pëllumbit, i cili ka thënë se kënga më përzemërt e tij është ajo e para (Qingji i vogël), pasi që ka qenë edhe hera e parë kur ka dalë para publikut.

Ndërkohë që tani edhe pse është më i rritur dhe nuk këndon më për fëmijë, ai prapë i përcjell këngët për të vegjëlit. "Ende përcjell kënget për fëmijë, madje nganjëherë shkoj edhe në Festivalin e Shkodrës për femijë si publik, dhe më pëlqejnë shumë të gjithë andaj nuk do e veçoja asnjë", ka treguar Pëllumbi.
Shtuar më 27/05/2019, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori