Dikur bënte namin, çfarë ka ndodhur me Marina Farën (FOTO LAJM)

Vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Farës, Marina dikur ishte një nga personazhet më të komentuar në media ku thuajse çdo ditë flitej për të dhe fotot e saj ku paraqiste linjat perfekte trupore.

Pasi mbylli profilin e parë në Instagram ku numëronte mijëra ndjekës, Marina hapi një të ri ku sërish ka mbledhur shumë fansa, megjithatë postimet nga ajo janë më të pakta.

Marina herë publikon foto të vjetra e herë foto të reja, por pa treguar asgjë më shumë mbi jetën e saj.

Madje në foton e fundit të postuar në Instagram fansat e pyesin Marinën nga ka humbur dhe se i ka marrë malli për të, por bukuroshja nuk është përgjigjur.

Siç duket pas zhurmës së madhe publike që pati për të me lajme të njëpasnjëshme që komentonin deri tek jeta e saj personale, Marina ka vendosur ta vazhdojë jetën larg famës dhe në qetësi të plotë. Më poshtë po ju sjellim disa foto sesi duket Marina sot./Xing.al

Shtuar më 24/08/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori