Diktatori i kohëve moderne, publikohen fotot e rralla të Kim Jong-Un në jetën e luksit (FOTO LAJM)

Teksa nuk dihet ende asgjë për fatin e Kim Jong-Un, mediat e huaja kanë zbuluar disa pamje nga jeta luksoze e një prej diktatorëve të kohëve moderne.

Ishuj privatë, pallate, jaht, harem personal me mijëra gra, këto janë vetëm disa nga privilegjet që zotëron lideri komunist i Koresë së Veriut.

Mediat e huaja shkruajnë se despoti Kim Jong-Un shijon luksin dhe miliardat, ndërkohë që qytetarët e tij të Koresë së Veriut jetojnë në varfëri dhe frikë.

Fillimisht u fol se ai ka pësuar infarkt, por u pretendua edhe se kishte ndërruar jetë. Mirëpo, zyrtarët amerikanë spekulojnë se ai në të vërtetë është marrë me trenin e tij privat për t’u strehuar nga koronavirusi në qytetin turistik të Ëonsan.

Por si gjithmonë, shteti komunist ka mbajtur “në errësirë” qytetarët e vendit dhe botën për jetën private të Kim Jong-Un.

Pavarësisht mjerimit të vendit, 36-vjeçari shijon luksin dhe pushtetitn dhe kjo duket qartë nga fotot e mëposhtme.

Shtuar më 01/05/2020, ora 12:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori