Digjet stacioni elektrik në Tetovë, nuk ka të lënduar (FOTO LAJM)

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer sot rreth orës 14:30 në Tetovë, më saktë në trafostacionin në rrugën 116, Lagja "Gostivarska". U desh ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve që situara të normalizohej.

Sipas njoftimeve nga vendgjarja, stacioni është djegur plotësisht dhe bashkë me të një makinë tip "Golf 3" që gjendej aty pranë. Por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit ende janë të panjohura por ndërkohë kanë mbetur pa rrymë elektrike disa rrugë të Tetovës si: "Stipska", "Kiro Ristovski Drnt" dhe "116". /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2013, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori