"Digjen" metrotë në Britani, imazhet termike tregojnë 42°C (FOTO LAJM)

Ekspertët nga FLIR kanë marrë imazhe termike në disa nga linjat e metrove në Londër, për të treguar se sa nxehtë është atje poshtë.

Sot Britania shënon ditën më të nxehtë në historinë e saj, me temperatura në jug të vendit që kanë arritur deri edhe 39 gradë celsius.

Ndërsa shumica prej nesh do të donin të kalonin ditën jashtë në dritën e diellit, fatkeqësisht jemi të detyruar të mbyllemi nëpër zyrat tona ndërsa britanikët për të mbërritur në vendin e tyre të punës zakonisht përdorin metronë i cili fatkeqësisht nuk ka ajër të kondicionuar.

Tani, disa ekspertë kanë marrë imazhe termike në disa nga linjat e metrove nëntokësore të Londrës, për të treguar se sa nxehtë është atje poshtë.

FLIR ka përdorur kamerën FLIR T1K për të marrë filmimet dhe madje në pamje duket se temperatura ka arritur deri në 42 ° C.
Shtuar më 25/07/2019, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori