63-vjeçari rrëzohet nga lartësia në Klos, niset drejt Tiranës me helikopter

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Gurrë të Klosit.  Një 63-vjeçar ka rënë nga një lartësi e madhe, duke u plagosur rëndë në kokë.  K.C është transportuar me urgjencë në spitalin e Burrelit ku dhe ka marrë ndihmën e parë.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, bluzat e bardha kanë vendosur transportimin me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes./albeu.com