Dielli shkëlqen sërish në Florida-n e shkatërruar tërësish nga “Irma” (FOTO LAJM)

Banorët e Floridas kanë filluar tashmë të kthehen në shtëpitë e tyre për të parë se ç’ka mbetur në këmbë pas “Irmës”.

Uragani i fuqishëm goditi vendin në orët e para të së dielës si një stuhi e kategorisë së 4 duke lënë më shumë se 5.8milion persona pa energji elektrike, shkretuar Miamin dhe fluturuar çatitë nga shtëpitë, për t’u larguar më pas si një stuhi e kategorisë së parë, shkruan albeu.com

Më shumë se 200,000 banorë u strehuan në strehët e ngritura teksa “Irma i drejtohej brigjeve të Floridas. Ndërkohë që më shumë se 10,000 persona besohet se kanë qëndruar në shtëpitë e tyre pa ushqim , ujë apo energji elektrike.

Tashmë që dielli ka dalë sërish, ka hedhur dritë dhe mbi dëmet kolosale që stuhi ka lënë pas.

Në pamjet më sipër mund të shikoni se çfarë ka lënë pas uragani më i fuqishëm i regjistruar deri më tani në rajonin e Atlantikut. /albeu.com/



Shtuar më 11/09/2017, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori