DiCaprio dhe Rihanna më shumë se miqësi? (FOTO LAJM)

Kohët e fundit pretendohej se Rihanna kishte dëshirë që të kishte një fëmijë e ndërsa për aktorin DiCaprio, ende nuk ka një dashuri të madhe. Ai shpesh shihet nën shoqërinë e shumë modeleve në mbrëmje të ndryshme, ndërsa ende nuk ka vendosur për një lidhje të qëndrueshme.

Por duket se diçka e re po lind mes tyre, ndërsa shumë zëra konfirmojnë se ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Leonardo DiCaprio dhe Rihanna janë parë të shoqërohen më njëri–tjetrin dy herë gjatë javëve të fundit. Aktori 40-vjeçar është parë sëbashku më këngëtaren 26-vjeçare, në një festë fundjavën që shkoi. Burime për TMZ kanë raportuar se DiCaprio dhe Rihanna dukeshin më shumë se miq gjatë festës.

Po të njëjtat burime kanë thënë gjithashtu se aktori është parë edhe duke puthur këngëtaren. Për momentin këto mbeten ende në kuadrin e thashethemeve, e ndërsa nuk është hera e parë që aktori ndron partneret shpesh. /albeu.com/


Shtuar më 13/01/2015, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori