Diamanti më i madh në botë është shfaqur në një ekspozitë në Nju Jork. I quajtur “Lesedi la Rona” (Drita jonë) ai është një diamant 1.109 karat dhe ka madhësinë e një topi tenisi. Vlera e këtij guri të ccmuar pritet të kapë shifrën e 70 milionë dollarëve.
Diamanti u gjet në një zonë të thatë dhe pak të populluar të Afrikës së
Jugut, që mbështetet kryesisht në miniera
diamanti.
"Kjo është diçka fenomenale. Është e
pabesueshme, ky është
diamanti më i madh i zbuluar në 100 vitet e fundit. Është thuajse e
pabesueshme. Në qoftë se ju mund ta imagjinoni numrin e vendeve në këtë planet, ku ka diamante si
Australia,
Kanadaja, Rusia, Afrika e
Jugut apo Brazili, ky është zbulimi më i madh i shekullit, është vërtetë unike", u shpreh David Bennet.
Ndërsa
diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë është Cullinan, një gur i çmuar 3.106 karatësh, i gjetur po ashtu në minierën Premier në Afrikën e
Jugut në vitin 1905. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2016,
ora 11:59