Dhurata që e bëri të lumtur Presidentin Vladimir Putin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka festuar 65-vjetorin duke marrë plot dhurata nga politikanë të njohur.

Vizita e sotme nga presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdimuhamedov nuk do të ishte duarbosh. Sapo u fut në rezidencën shtetërore, ai nxori një qen për liderin rus.

Putin nuk mund ti rezistonte qenushit dhe u ngrit i buzëqeshur për ta përqafuar. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur 65-vjeçari e puth dhe mban në krahë një nga dhuratat e tij më të bukura.

Nuk dihet nëse kjo ishte për ditëlindjen e tij, apo për rastin e vizitës në Rusi, por Putin e ka pranuar me kënaqësi.

Ndërkohë, fotografia që u bë virale para pak ditësh ishte mbulesa e krevatit me fytyrën e tij, së bashku me ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi. Kjo ishte dhurata që u komentua më shumë në rrjete sociale. /albeu.com/


Shtuar më 11/10/2017, ora 23:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori