Dhurata e "ndaluar" që mori për Shën Valentin, si u justifikua Ledjana në "Përputhen" (FOTO LAJM)

Një nga temat që u diskutuan në puntatën e djeshme në "Përputhen" ishte një postim i Ledjanës në Instagram me 14 shkurt, Ditën e Shën Valentinit.

I gjithë strumbullari ishte një dhuratë që ajo kishte marrë atë datë ku në pusullë shkruhej “Më mungon”.

Ledjana u justifikua duke thënë se nuk e njeh personin, mund të jetë dikush që e ndjek atë nga televizori.

“Mund të jetë dikush që më ndjek por unë nuk e njoh, shihet dhe në letër që thotë qëndro kështu si je,” tha Ledjana.

Megjithatë ajo që ngriti pyetje ishte pusulla “Më mungon” që ngre pushimet se ka një lidhje jashtë.


Shtuar më 19/02/2021, ora 09:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori