Dhunuan bustin e Françesk Radit, shpërthen Rozana: Më mirë një seks i sigurt se një fëmijë i tillë (FOTO LAJM)

Rozana Radi ka shpërthyer keqazi ndaj autoëve që dhunuan bustin e e të ndjerit Françesk Radi te Kodra e Liqenit. Këngëtarja ka bërë thirrje që autorët të mbajnë përgjegjësi.


“Është bërë virale sot një video, ku dy adoleshente dhunojnë bustin e kantautorit Francesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris neser fëmijët e mi. Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. E kam parë që në orët e para te paradites këtë video dhe ende jam në pritje që “Policia do ti identifikoje autorët “ te cilët do te vihen përpara përgjegjesisë! Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri. Do isha shumë kurioze t’i njihja nga afër këta dy adoleshente e ti pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti, i cili i dha as shumë muzikë Shqipërisë. Në moshën tuaj Franko pas shkollë merrte këtë kitarrë që ju po përpiqeni t’ja hiqni nga duart dhe këndonte. E interrnuan, e larguan nga nëna nga babai nga motrat nga vëllezërit por kitarren nuk ja hoqën dot. Nuk di në cilën fytyre t’ju pështy e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim të vajzës të djalit të bashkëshortes por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë . A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë xhest familjarët tuaj?A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë…..
Në Shqipërinë tonë vërtet mungojnë shumë gjë.
Shtuar më 16/07/2019, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori