Publikohen emrat e arbitrave që do të drejtojnë finalen e Kupës së Italisë

Shoqata e Arbitrave Italianë ka zyrtarizuar dhe publikuar emrat e arbitrave që do të drejtojnë finalen e Kupës së Italisë, më 17 qershor, në “Olimpico” të Romës, mes Juventusit dhe Napolit.

Kryesori do të jetë Doveri, ndërsa virojtës Paganessi dhe Alassio. i katërti do të jetë Calvarese, ndërsa në dhomën VAR, arbitri kryesor ehde gjykues do të jetë Irrati, i ndihmuar nga Schenone.

Napoli, këtë sezon, ka kryqëzuar tri herë Doverin: barazim me Torinon, humbje brenda në shtëpi ndaj Interit dhe fitore jashtë fushe në Kaljari.

Doveri e ka gjykuar Juventusin në 14 raste me një bilanc prej 11 fitoresh, dy barazimesh dhe vetëm një humbje. Risia e turneut është se këtë herë, në finale, në rast se 90 minuta mbyllen barazim, do të goditen penalltitë dhe nuk do të ketë shtesë.


Shtuar 15.06.2020 11:35