Të pasurit mund të blejnë çdo gjë që ata duan edhe nësë ajo është shumë e shtrenjtë. Mund të blejnë shtëpi në qytete të ndryshme të botës. Mund të blejnë avionë personalë për të lëvizur shpejt nga një kontinent në tjetrin.
Por që të blesh superjahte duhet të jesh shumë i pasur. Portali albeu.com ju sjell dhjetë
jahtet më të shtrenjta në botë. Listën e kryeson
jahti i një biznesmeni malajzes, i cili është i veshur me ar dhe gurë të çmuar. Ai ka
kushtuar 4,8 miliardë dollarë një shifër marramendëse.
Në vendin e dytë renditet
jahti Eclipse i cili ka
kushtuar 800 milion
dollare.
Jahti luksoz i cili dallon për teknologjinë e avancuar të përdorur në ndërtimin e tij i përket miliarderit rus Roman Abromovich. Vendi i tretë mbahet nga
jahti luksoz i cili i përket sheikut nga Dubai Mohammd bin Rashid Al Maktoum. Ai është ndërtuar në vitin 2001 dhe ka
kushtuar për 350 milion dollarë.
Jahtet e tjera variojnë nga 350 milion deri në 200 milion dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2014,
ora 15:26