NATO reagon pas situatës së krijuar në veri, mesazh Kosovës dhe Serbisë

Në lidhj me tensionet e krijuara në veri mes Kosovës dhe Serbisë për targat, ka reaguar NATO.

Përmes një postimi në Tëitter, zënëdhënsja e NATO-së, Oana Lungescu, thotë se NATO bën thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo vendimi të një anshëm dhe të kthehen në dialog.

“Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka shkruar Lungescu./albeu.com


Shtuar 24.09.2021 18:48