"Dhëndri" i Ramës trondit një shtet të tërë me deklaratën e tij (FOTO LAJM)

Dardan Molliqaj
Përplasja po bëhet gjithnjë edhe më e fortë mes ish-anëtarëve dhe anëtarëve aktualë të Vetëvendosjes.

Përmes një deklarate të bërë sot në Kuvend, Dardan Molliqaj ka tronditur jo pak klasën politike të Kosovës duke thënë se ish-shoku i tij i partisë, Glauk Konjufca ka punuar në SHIK gjatë fillimit të viteve 2000, raporton Albeu.com.

Deputeti i PSD-së aktualisht, Dardan Molliqaj, ka thënë se Glauk Konjufca ishte rekrutuar nga Fadil Lepaja në SHIK dhe ka punuar në pozitën e përpunimit të të dhënave.

Kujtojmë se Molliqaj është bashkëshorti i ministres së preferuar të Ramës në krye të Ministrisë së Arsimit, Besa Shahini.

Ata u martuan pak ditë më parë, ndërkohë që bashkëjetesa e tyre ishte përfolur edhe më parë, por që ishte mohuar prej çiftit. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2019, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori