Dha intervistë në Top Channel, Albi Nako pushon nga puna balerinin e Tv Klan

Ne matematik jam zhiv 😂 @kelvikadilli ahh cme bere 😂🤗

A post shared by Graciano Tagani (@graciano_tagani) on

Pëlqej
Tashmë e dini se ngacmimet e Kelvi Kadillit bëhen në Top Channel në emisionin e tij së bashku me Dojna Memën, Pop Culture.

Këtë herë në studio, Kelvi ka ftuar Graciano Taganin i cili njihet tashmë si një prej balerinëve më të mirë të trupës së baletit në Tv Klan, ndërkohë që disa të tjerë mund ta mbajnë mend kur ky i fundit ka qenë edhe konkurrent në Big Brother Albania përpara disa vitesh.

Kelvi ka vendosur t’i bëjë Gracianos një ‘minitest’ në matematikë, ku siç duket prej videos, nuk është pika më e fortë e balerinit.

Megjithatë ndonëse djemtë janë argëtuar me njëri tjetrin në program, një koment i Albi Nakos, drejtuesit dhe koreografit të trupës së baletit në Tv Klan ka ngritur dyshime shkruan Blitz.al

Në koment Albi ka shkruar: “Graciano, në çfarë televizioni e ke dhënë këtë provim ti?” ndërkohë që balerini ja ka kthyer: “Në Top Channel”, aty ka ardhur i menjëhershëm edhe reagimi i Albit: “Ok, je i pushuar nga puna!” dhe si për habi Graciano ja ka kthyer: “Yes! Sa e kam dashur këtë gjë!”

Nuk dimë nëse kjo bisedë është thjesht humor midis djemve apo Kelvi Kadilli sapo u bë sebep për një heqje nga puna.
Dha intervistë në Top Channel, Albi Nako pushon nga puna balerinin e Tv Klan

Shtuar më 06/10/2017, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori