Detajet, zhduken dy adoleshente shqiptare në Angli (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dy adoleshente shqiptare, të cilat ishin shoqe me njëra-tjetrën, prej ditësh, rezultojnë të zhdukura në Angli. Ato ka më shumë se një javë që kanë humbur kontaktet me familjet e tyre, raportojnë mediat e huaja.

Grisilda ‘Risa’ Dauti, 14 vjeç, ka humbur kontaktet me të afërmit më 14 janar, ndërsa Gabriela ‘Bela’ Shenbitrasi, 17 vjeç, është parë për herë të fundit para 10 ditësh.

Policia e Jugut Uells në Cardiff nxori në Twitter fotografitë e të dyja vajzave dhe bëri thirrje për këdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tyre të informojë policinë.

Mësohet se dy vajzat shqiptare kanë miq dhe shoqëri në të gjithë Londrën, duke përfshirë Barking, Thornton Heath, Stratford dhe Croydon.

Policia britanike bën apel për ëdo që ka informacion të telefonojë në numrin 101 ose te numri 004975.
Shtuar më 23/01/2019, ora 22:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori