DETAJET/ Makina ku humbi jetën Kamela drejtohej nga i fejuari (FOTO LAJM)

Ata kishin një vit të fejuar por një pakujdesi e sotmja gjatë drejtimit të makinës, ia ka ndërprerë ëndrrën në mes.

Nga aksidenti tragjik sot në Cërrik humbi jetën 20-vjeçarja Kamela Hamiti nga Elbasani ndërkohë që u plagosen edhe katër të tjerë.

Albeu.com mëson se drejtues i automjetit tip Volksëagen Golf IV ishte 24-vjeçari">24-vjeçari S.Hoxha me banim në fshatin Thanë të Cerrikut.

24-vjeçari">24-vjeçari ishte i fejuari i Kamelës, ndërkohë që sëbashku me ta në makinë ishte edhe një i afërm i të ndjerës.

Makina ku udhëtonin të rinjtë ishte blerë në fund të vitit 2015, ndërkohë që 24-vjeçari">24-vjeçari kishte jetuar për disa vite në Itali.

Çifti pritej që të zhvillonin dasmën në muajt e ardhshëm. /Albeu.com/
Shtuar më 19/02/2017, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori