BABALJA/Rrezikon burgun, reagon sërish Salianji: Asnjë lëkundje, gjithmonë krah interesit të qytetarëve

Gjyqi për deputetin e PD Ervin Salianji, është shtyrë dhe do të mbahet më datë 18 korrik në orën 14.00.

Avokatët dhe vetë gjyqtarët e Apelit nuk kanë shkuar në seancën për “Babalen”, duke bërë që ajo të shtyhet për pas dy javësh.

Pas shtyrjes së seancës, ka reaguar Salianj, i cili shkruan se institucionet lejuan të largohej trafikantin ndërkombëtar të drogës dhe nisën montimin e një procesi politik ku akuza ndaj tij.

“ Duke vazhduar përballjen për akuzën “agjitacion dhe propogandë” dhe “komplot kundër regjimit”!

Institucionet lejuan të largohej trafikantin ndërkombëtar të drogës dhe nisën montimin e një proçesi politik ku akuza ndaj meje është dëmtimi i reputacionit të trafikantit ndërkombëtar!

Asnjë lëkundje, pa dilema, gjithnjë do të jem në krah të qytetarëve dhe mbrojtje të interesit publik!” shkruan ai.

Kujtohmë se Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, për skandalin “Babale”, ku në qendër ishte vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik.

Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ. Nëse do lihet në fuqi vendimi atëherë do kemi dënimin me burg të një deputeti. Autori i audio-përgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove./albeu.com