Real Madrid i propozon sulmuesin klubit turk, ai dëshiron Serie A

Fiorentina nuk heq dorë nga Luka Jovic dhe ata po vazhdojnë negociatat me Real Madrid.

Problemi i parë është rroga 6 milionë euro e sulmuesit të cilët klubi italian po mundohet ta ndajë me Real Madrid për formën e huazimit të lojtarit.

Për këtë gjë, Reali i propozoi lojtarin Besiktasit, në përpjekje për të fituar në mënyrë direkte para.

Fiorentina nuk heq dorë pasi edhe Jovic është i interesuar të transferohet në Seria A te Fiorentina. Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi violë ka optimizëm./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.06.2022 13:11