Dëshira për t'u dobësuar i rrezikoi jetën (FOTO LAJM)

Dëshira për tu dobësuar ka bërë që një adoleshente anoreksike të rrezikonte jetën, pasi refuzoi ushqim për një javë, me qëllimin e vetëm për t'u bërë vajza më popullore në shkollë.

Ellen Lietzow 17 vjeç, refuzoi të pinte edhe ujë për të arritur objektivin që i kishte vënë vetes. Mirëpo, kjo situatë e çoi drejt një gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi një ditë ajo u rrëzuar dhe u dërguan menjëherë në spital. Mjekët dhe infermieret u habitën që ajo ishte ende gjallë.

Ajo e pranoi se për të humbur peshë dhe për t'u bërë popullore në mesin e kolegëve kishte vendosur të mos ushqehej.

Elle është shprehur: "Doja të qëndroj e dobët vetëm për t'u pranuar nga të gjithë. Kisha fituar kaq shumë miq, kur kam humbur peshë dhe të gjithë me bënin komplimente". /albeu.com/

Shtuar më 09/12/2015, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori