Miq apo…? Amos vë pikat mbi ‘i’ për raportin me Dean

“Big Brother VIP Albania” edicioni i dytë ka muaj që ka përfunduar megjithatë ngelet një nga spektaklet më të komentuar, kjo për shkak të popullaritetit që ish-banorët kanë fituar jashtë shtëpisë më të famshme.

Nga Luizi, te Dea, Jori e Kiara, këto janë ndër emrat më të lakuar së fundmi, ku tashmë i kemi parë me projekte të reja në televizion. Disa prej tyre vijojnë të jenë miq pas përfundimit të ‘reality show-t’ e disa të tjerë kanë zgjedhur të vendosin barriera.

I ftuar në “Fitstation” në News24, Amosi tregoi për jetën pas këtij formati duke zbuluar dhe raportet me ish banorët, teksa veçoi edhe emrin e Dea-s për të cilën tha se nuk ruan më asnjë miqësi.

Moderatorja: Shikojmë ish banorë që kërkojnë vëmendje në çdo formë dhe pse formati ka përfunduar, shohim dhe një Amos që ka zgjedhur të vazhdoj punën e tij, jetën e tij sikur s’ka qenë pjesë e këtij formati ndonjëherë.

Amos Zaharia: E rëndësishme si i thonë asaj shprehjes është të mos fluturosh me pras. Nuk është çështje protagonizmi, është ideja e famës, shikoni se po ha një vezë, shikoni sa bukur po takoj filanin

Moderatorja: Si i ke raportet me ish banorët, veçanërisht me Dean?

Amos Zaharia: Miqësi janë ato që krijohen që në fëmijëri, miqësi kam ruajtur me Oltën ose me disa ish aktorë, me personzhe të tjerë nuk kam ruajtur miqësi, as shpenzoj kohë me ta!


Shtuar 18.09.2023 09:12

Tags: ,