Deputetët nuk hutohen nga hashashi, por nga zhapiku (FOTO LAJM)

Kush do ta mendonte që edhe deputetët tanë që nuk lënë akuzë e ofeza pa thënë në Kuvend, nuk do të ishin aq indiferentë ndaj një zhapiku. Deri diku përbën një situate humori, por edhe ministri Tahiri nuk i ka shpëtuar kjo situatë, teksa ai do të hynte në Parlament.

Në fillim e ka parë deputeti socialist Paulin Sterkaj, teksa po hipte shkallët për t’u futur në sallën e Parlamentit këtë të enjte. Por njeriu me zemër të madhe, jo vetëm që nuk e ka shkelur zhapikun që po e priste te tapeti i kuq, por e ka larguar më tutje për të mos e shkelur ndonjë koleg i tij, më pak i kujdesshëm.

Kjo skenë nuk ka lënë indiferent as Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili në valën e debatit për hashashin, ka gjetur pak sekonda që të argëtohet me zhapikun e Sterkajt. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2016, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori