Deputetja e re e LSI-së shoqërohet në Parlament nga ky socialist (FOTO LAJM)

Pas marrjes së mandatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deputetja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Elda Hoti ka shkuar sot në Parlament për të bërë betimin.

Por sipas gazetarëve në terren, deputetja e re është parë teksa ka shkuar në Parlament në shoqërinë e deputetit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, shkruan Panorama.

Elda Hoti ka marrë në Kuvend mandatin e Viktor Tushës në Qarkun e Lezhës.

Hoti dhe deputeti Ndreu kanë përshkuar sëbashku rrugën e pedonales dhe janë drejtuar për në sallën e Parlamentit.
Shtuar më 13/03/2019, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori